Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Lajen kanë biseduar për koordinimin në lidhje me çështjet e interesit të përbashkët ndër të cilat edhe çështjet e Ballkanit perëndimor, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.
Biden në bisedë telefonike me Lajen ka nënvizuar mbështetjen e BE-së dhe përkushtimin në ringjalljen e partneritetit ndërmjet ShBA-ve dhe Be-së, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë dhe shton se liderët e dy palëve janë pajtuar që katër muaj të suspendohen taksat që ndërlidhen me kontestet në organizatën Botërore të Tregtisë dhe të punojnë në zgjidhjen e tyre, transmeton “Zëri i Amerikës”.
“Lidrët biseduan për rëndësinë e bashkëpunimit të afërt ndërmjet BE-së dhe ShBA-ve në largimin e pandemisë dhe forcimin e sigurisë globale, arritjen e rimëkëmbjes ekonomike globale, zgjidhjen çështjes së ndryshimeve klimatike dhe forcimin e demokracisë. Po ashtu ata janë pajtuar për koordinimin në lidhje interesat e përbashkëta, ndër të cilat janë Kina, Rusia, Bjellorusia, Ukraina dhe Ballkani perëndimor”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.
Biden që nga marrja e postit të presidentit ka paralajmëruar ripërtëritje të raporteve me partnerët evropian dhe kthimin e diplomacisë multi-laterale.
Në intervistën për “Zërin e Amerikës” zëvendës ndihmës sekretarja e shtetit Moli Montgomeri ka porositur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara në bashkëpunimin me BE, posaçërisht kur bëhet fjalë për dialogun Prishtinë – Beograd.