Vullkani Sangai në Ekuador nxorri një sasi të madhe të hirit, që mbuloi pesë provinca të atij vendi.
“Provincat e Chimborazo, Guayas, Bolivar, Los Rios dhe Canyar janë prekur,” tha shërbimi i urgjencës ekuadoriane në Twitter.
Rajoni Andean i Chimborazo, me gjysmë milioni banorë, ka qenë në gjendje të verdhë të gatishmërisë për shkak të shpërthimit të vullkanit që nga qershori i vitit të kaluar.
Në shtator, hiri arriti në Guayaquil, kryeqyteti i provincës së Guayaquil, kështu që aeroporti në atë qytet u mbyll përkohësisht.
Vullkani Sangai është 5.230 metra i lartë dhe ndodhet 195 kilometra nga Quito, kryeqyteti i Ekuadorit.
Është një ndër vullkanet me aktive në Ekuador dhe konsiderohet se ka qenë aktiv që nga viti 1628.