Grupi Houthi të Jemenit hodhën 14 dronë dhe tetë raketa balistike në objektet e firmës së naftës Saudi Aramco në Ras Tanura dhe në caqet ushtarake në qytetet saudite Dammam, Asir dhe Jazan, ka thënë zëdhënësi ushtarak i rebelëve.
Nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm të sulmeve nga Saudi Aramco ose nga autoritetet Saudite, raporton aljazeera.
Dy banorë në qytetin lindor të mbretërisë së Dhahranit i thanë agjencisë së lajmeve reuters se dëgjuan një shpërthim. Shkaku nuk u bë i qartë menjëherë.
Misioni i Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite këshilloi qytetarët amerikanë të marrin masa paraprake pas raporteve për sulme të mundshme dhe shpërthim në zonën e Dhahran, Dammam dhe Khobar.
#Houthis claim to launch 14 drones and 8 missiles on Ras Tanura, Dhahran and Dammam #SaudiArabia pic.twitter.com/dEnZytLn5k
— Islamic World Update (@islamicworldupd) March 7, 2021
Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga sauditët që lufton lëvizjen Houthi në Jemen tha më herët se kapi 12 dronë të lëshuar nga Houthit, duke përfshirë pesë që u qëlluan drejt mbretërisë dhe dy raketa balistike të shkrepura drejt Jazanit.