10 ditë pa asnjë rast të ri, Australia ‘mposht’ koronavirusin

Bota

10 ditë pa asnjë rast të ri, Australia ‘mposht’ koronavirusin

Më: 9 mars 2021 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Australia ka kaluar 10 ditë rresht pa asnjë rast te ri me Covid-19, duke deklaruar fitoren ndaj pandemisë.

Uellsi i Ri Jugor ka tashmë 51 ditë rresht pa asnjë rast lokal të hënën, ndërsa Victoria bëri 11 ditë të martën.

Numri i rasteve aktive në shtet në total është shtatë. Pavarësisht numrit të ulët të rasteve me koronavirus, Australia vijon në kryesojë vendet e tjera me numrin e vaksinave të kryera.

Vaksinat janë falas dhe njerëzit nuk janë të detyruar ta marrin atë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat