Të paktën 10 civilë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të minave të vendosur nga forcat e Armenisë gjatë periudhës së pushtimit në Malësinë e Karabakut, që nga 10 nëntor 2020 kur përfundoi lufta, e deri më sot.
Kryeprokuroria e Azerbajxhanit njoftoi të dhënat rreth viktimave nga mina në tokat e çliruara nga pushtimi që nga 10 nëntori i vitit 2020 kur u arrit marrëveshja e armëpushimit me Armeninë e deri më sot.
Sipas të dhënave, që nga dita e përfundimit të luftës 10 civilë azerbajxhanas kanë humbur jetën nga minat e vendosura nga forcat e Armenisë.
Në periudhën në fjalë janë plagosur 11 civilë për shkak të shpërthimit të minave.
Kryeprokuroria paralajmëroi qytetarët që të mos hyjnë në këto vende derisa tokat e çliruara nga psuhtimi të pastrohen nga minat.