SHBA-ja po përpiqet të kontaktojë me Korenë e Veriut për bisedime, mirëpo kjo e fundit nuk po i kthen përgjigje

Bota

SHBA-ja po përpiqet të kontaktojë me Korenë e Veriut për bisedime, mirëpo kjo e fundit nuk po i kthen përgjigje

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:47
Kim Jong-un

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden thotë është përpjekur të kontaktojë me qeverinë e Koresë së Veriut që nga muaji shkurt për bisedime, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Sipas BBC, Washingtoni ishte përpjekur të kontaktojë Pyongyang në disa mënyra të ndryshme për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve.

SHBA-ja dhe Koreja e Veriut vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje rreth programeve të raketave bërthamore dhe balistike të Veriut.

Tri takimet midis ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un kishin bërë shumë pak progres.

Bisedimet dështuan që ta bindin Korenë e Veriut të heqë dorë nga armët bërthamore – një kërkesë kryesore e SHBA-së dhe e fuqive të tjera perëndimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat