Drejtori i kompanisë së BioNTech, Ugur Sahin, ka deklaruar se koronavirusi nuk është pandemia më e rrezikshme që mund t’i ndodhë njerëzimit dhe se pandemitë e ardhme mund të jenë ende më kritike.
Duke folur për “Bloomberg”, Sahin ka deklaruar se qëllim i prodhuesve të ilaçeve dhe qeverive duhet të jetë arritja e kapaciteteve prodhuese, që e tërë bota të vaksinohet brenda tre muajsh.
“Ne nuk kishim kapacitet për të prodhuar doza të mjaftueshme për tërë popullsinë e botës. Kjo duhet të ndryshoje. Duhet të jemi të gatshëm jo vetëm për të zhvilluar vaksina shpejt, por edhe për të prodhuar vaksina të mjaftueshme”, ka deklaruar ai.
Aktualisht, vaksina Pfizer-BioNTech është me përdorura mbarë botën nga shtetet që tashmë kanë marrë dozat e para.