Covid ka gjunjëzuar botën, ndërsa ka regjistruar shumë viktima dhe të infektuar. Ndonëse ka shtete që ende vuajnë nga rreziku që i kanoset nga virusi, ekziston edhe një shtet i cili ka mundur Covid-in, duke mos shënuar asnjë rast të infektua rish. Vendi i cili ka fituar betejën me pandeminë është Uellsi i Ri Jugor.
Pavarësisht nga frika se një roje hoteli 47-vjeç mund të ketë përhapur llojin e ri të virusit, pasi kishte udhëtuar jashtë vendit në Mbretërinë e Bashkuar, pas testimit të qytetarëve u rezultuan 0 raste pozitive me Covid.
Në komunitet u kryen 14,049 teste të koronavirusit dhe nuk rezultoi asnjë i infektuar. Roja e hotelit ndërkohë u vaksinua me Pfizer.
Ndërkohë udhëheqësi i vendit ka përsëritur udhrin që edhe pse nuk ka asnjë rast pozitiv, qytetarët duhet të vaksinohen dhe kjo me vaksinën AstraZeneca. Edhe pse kjo e fundit nuk është e sigurt dhe është pezulluar nga shumë vende, për Gladys Berejiklian nuk përbën asnjë problem.