Rreth 18 mijë australianë janë detyruar të shpërngulen pas përmbytjeve në bregun lindor, rajon në të cilin banon një e treta e popullsisë së Australisë. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes teksa fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Disa ditë me shira të dendura kanë bërë që lumenjtë të fryhen dhe rezervuarët të tejkalojnë kapacitetet mbajtëse në rrethinat e kryeqytetit, Sidnej, në rajonin e Queensland apo dhe në New South Wales.
Zyrtarët australianë kanë thënë se situata e pazakontë që po ndodh aktualisht nuk është parë prej së paku 50 vite dhe shirat mund të vijojnë gjatë gjithë javës. Për këtë është kërkuar që të kihet kujdes.
Many areas across #NSW currently resemble an inland sea. Once the rain stops & the water begins to reside, there will be a massive combined effort to clean up. However until that happens, listen to warnings, follow the @NSWSES advice, look out for family, friends & neighbours. pic.twitter.com/vhDqxkw40E
— NSW RFS (@NSWRFS) March 22, 2021
Lumenjtë Hawkesbury dhe Nepean, të cilat kufizojnë Sidnejn me rajonin verior dhe perëndimor, arritën të hënën nivele më të larta se ato të vitit 1961 ku Australia vuajti përmbytje shkatërrimtare.
Sipas parashikimeve të autoriteteve, lumi Hawkesbury mund të arrijë shumë shpejt pikun prej 13 metrash si nivel. Situatë e vështirë përshkruhet edhe në rezervuarin Warragamba të Sidnejt.
Emergjencat civile kanë kryer së paku 750 ndërhyrje kërkim-shpëtimi duke ndihmuar kryesisht qytetarë të ngecur nëpër makina.
Në New South Wales janë detyruar të shpërngulen 15 mijë banorë, ndërsa në Sidnej rreth 3 mijë, ndërkohë nga përmbytjet dëme të konsiderueshme mund të kenë pësuar zona të mbrojtura të cilat janë strehë për kafshë të egra.
Fluturimet janë pezulluar në aeroportin e Newcastle, rreth 17 kilometra në veri të Sidnejt.