Kandidati kryesor i opozitës për president në Kongo ka vdekur pak orë pas mbylljes së votimit pasi u sëmur rëndë me Covid-19.
Sipas mediave të huaja,Guy-Brice Parfait Kolelas vdiq në një aeroplan mjekësor ndërsa po evakuohej në Francë, tha drejtori i fushatës së tij.
Disa orë më parë 61-vjeçari ishte shfaqur në një video të shpërndarë në mediat sociale, ku ai hoqi maskën e oksigjenit dhe u tha mbështetësve të tij se ai ishte “duke luftuar me vdekjen”.
Ai i nxiti ata të votojnë në zgjedhjet e së dielës.
Sidoqoftë, Ligji zgjedhor nuk i anulon zgjedhjet nëse një nga kandidatët vdes.
Kolelas, i cili ishte diabetik, ishte një nga gjashtë kandidatët që garuan kundër presidentit Denis Sassou Nguesso, 77, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1979, përveç një periudhe pesë-vjeçare pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 1992.