Ushtria ruse i ka kërkuar ndihmë Turqisë në gjetjen dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për granatimet e zonave të banuara në qytetin sirian të Alepo të dielën, njoftoi Interfax.
Turqia paraqiti vërejtjet dhe shqetësimet e saj të dërguarit rus dje për shkak të ndezjes së fundit të dhunës në veri-perëndim të Sirisë, raporton Reuters.
Burimet dhe dëshmitarët rebelë kanë akuzuar aeroplanët rusë se kanë goditur qytete afër kufirit turk dhe një spital në rajon.