Syao Zen Sie, 75-vjeçe që u godit nga një burrë në San Francisco, ku më pas iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë – nuk do t’i mbajë afro një milion dollarë që janë dhuruar për shpenzimet e saj për mjekim.
Nipi i saj thotë se Sie insiston që paratë të jepen donacion për “luftimin e racizmit kundër komunitetit aziatiko-amerikan”.
“Po insiston që të merret ky vendim, duke këmbëngulur se duhet menduar edhe për të tjerët”, ka shkruar John Chen sa i përket çështjes së azhurnimit në faqen për mbledhjen e mjeteve GoFundMe.
Sie ishte sulmuar gjatë javës së kaluar në San Francisco, pikërisht në ditën kur gjashtë femra me prejardhje nga Azia u vranë gjatë të shtënave me armë në disa qendra masazhi në Atlanta – që po cilësohet si incidenti më i rëndë në këtë vend.
Sie me prejardhje nga Kina, ishte duke pritur për ta kaluar rrugën në vijat të bardha, kur në mënyrë plotësisht të befasishme u godit me grusht në fytyrë nga një burrë.
Policia në San Fracisco ka bërë të ditur se i dyshuari Steven Jenkins, kishte goditur gruan disa minuta pasi kishte sulmuar një 83-vjeçar me prejardhje nga Azia.
Ajo i ishte kundërpërgjigjur burrit duke e bërë për spital me një shkop që e kishte në dorë. Madje policia u detyrua të intervenoj për ta qetësuar situatën.
39-vjeçari Jenkins është filmuar i mbuluar në gjak, por ai tani përballet me akuzat për sulm fizik dhe keqtrajtim të moshuarve.
Just came upon an attack on an elderly Asian woman on Market Street San Francisco. Effort I got more details pic.twitter.com/5o8r0eeHE2
— Dennis O'Donnell (@DennisKPIX) March 17, 2021