Disa australianë kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre pas përmbytjeve të fundit që ndodhën atje, autoritetet e atjeshme kanë shpejtuar punët e tyre për pastrimin e zonave të prekura.
Shteti më i goditur mbetet Uellsi i Ri Jugor, kjo pjesë akoma ka rrezik të preket nga përmbytjet e ujit.
Më shumë se 40,000 persona janë detyruar të lëvizin nga shtëpitë e tyre për të kaluar në zona më të sigurta, të vdekur konsiderohen vetëm dy persona, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
Byroja Australiane e Meteorologjisë në një njoftim ka thënë se “Edhe pse dielli tani po shkëlqen, rreziku nuk ka kaluar”, shkruan Reuters.