Të paktën 8 persona, kanë humbur jetën dhe 29 u plagosën, pasi një ndërtesë apartamentesh në Kajro u shemb në orët e para të së shtunës.
“Zyra e krizave të komunës, u informua në orën 3 të mëngjesit për shembjen e një ndërtese me nëntë kate”, thanë zyrtarët e komunës së Kajros në një deklarate.
Mediat ndërkombëtare, shkruan se ekipet e kërkim shpëtimit, kanë filluar kërkimet për të gjetur personat që janë ende nën rrënojat e ndërtesës, e cila ndodhet në lagjen el-Salam.
Mësohet se autoritetet e sigurisë, shpëtuan një vajzë gjashtë-vjeçare, ndërkohë prindërit e kësaj të fundit janë zhdukur.
Të plagosurit u dërguan në dy spitale në Kajro dhe qeveria tha se kishte ngritur një komitet teknik për të inspektuar ndërtesat pranë, për të përcaktuar nëse ishin dëmtuar nga shembja.