Forcat e sigurisë i kanë vrarë mbi 114 njerëz në mbarë vendin gjatë ditës së sotme në Myanmar.
Në mesin e viktimave raportohet se ka edhe fëmijë.
Kjo protestë e është duke u zhvilluar në Ditën e Forcave të Armatosura dhe është duke u konsideruar si njëra ndër ditët më të përgjakshme të demonstratave që kanë filluar atje për javë të tëra.
Pavarësisht kësaj, demonstruesit kanë vërshuar rrugët për ta kundërshtuar grusht shtetin e 1 shkurtit, shkruan Reuters.