Një anije gjigande me kontenierë ka mbetur e ngecur në Kanalin e Suezit në Egjiptit pasi përpjekjet për ta zhvendosur atë ditën e shtunë dështuan.
Zyrtarët e kanalit thanë megjithatë se ishte bërë njëfarë progresi dhe se ata shpresonin që anija mund të hidhej në lundrim të dielën në mbrëmje.
Anija Ever Given ka mbetur në kanalin e famshëm - një nga rrugët më të trafikuara në botë - që nga e marta duke bllokuar më shumë se 300 anije në të dy anët e rrugës ujore.
Disa anijeve u është dashur të ndryshojnë rrugën për nga Afrika.
Të shtunën rreth 20,000 ton rërë u hoqën dhe 14 rimorkiatorë tërhoqën dhe shtynë anijen Ever Given në mënyrë që ta zhvendosnin atë.
Megjithëse baticat dhe erërat e forta ndërlikuan përpjekjet për të liruar anijen, rimorkiatorët arritën ta lëviznin atë 30 gradë në dy drejtime.
Pamjet e postuara në Twitter u shfaqën për të treguar rimorkiatorët që u binin borive për të festuar këtë fitore të vogël.