Moska shuan dritat e konsideruara të panevojshme.
Opera në Sidnei dhe Ura Harbour gjithashtu shuan dritat e tyre për 60 minuta, për të shënuar “Orën e Tokës”, fushatën globale të nisur 15 vite më parë nga Fondacioni Botëror për Natyrën, për të rritur ndërgjegjësimin për problemet ambientaliste dhe ndryshimin e klimës.
Skulpturat e pemëve gjigante në Kopshtet pranë Limaneve në Singapor i fikën dritat në orën 20:30 me orën lokale, duke ju bashkuar qyteteve të tjera të botës.
Eventi i këtij viti synoi të nxirrte në pah lidhjen që ekziston mes shkatërrimit të natyrës dhe shpërthimeve gjithnjë në rritje të sëmundjeve dhe pandemive.