Shteti me 9 milionë banorë e me 500 mjekë, spitalet kthejnë mbrapsht pacientët me COVID-19

Bota

Shteti me 9 milionë banorë e me 500 mjekë, spitalet kthejnë mbrapsht pacientët me COVID-19

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:42
Papa Guineja e Re

Spitalet në Ishullin Paqësor, Papa Guineja e Re, janë aq të mbingarkuara këto ditë sa kanë nisur t’i kthejnë mbrapsht pacientët me COVID-19.

Kjo po ndodh për shkak se në këtë shtet i cili ka rreth 9 milionë banorë, janë vetëm 500 mjekë.

Ndonëse deri në fund të muajit shkurt Papa Guineja e Re kishte vetëm, 1.275 raste me koronavirus, shifrat janë rritur dukshëm në muajin e fundit, duke arritur në 4.660, shkruan CNN.

Shëndetësia në këtë vend po cilësohet si shumë e brishtë pasi vetëm 500 mjekë janë në dispozicion të 9 milionë banorëve, duke rrezikuar kështu sistemin shëndetësor drejt kolapsit meqë shumë njerëz nuk po arrijnë të marrin shërbime shëndetësore për COVID-19.

"Kriza shëndetësore e Papa Guinesë së Re tani ka arritur nivelin që kishim frikë se do të ndodhte një vit më parë, me një rritje të rasteve," ka thënë studiuesja e Amnesty International në Paqësor, Kate Schuetze.

Rasti i parë me COVID-19 në këtë shtet ishte paraqitur më 20 mars të vitit të kaluar dhe qeveria menjëherë kishte vendosur masa rigoroze për ta parandaluar përhapjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat