India ka raportuar të hënën rritjen e saj më të rëndë të rasteve një-ditore të coronavirusit që nga muaji tetor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në më shumë se 12 milionë.
Sipas Reuters, rreth 68 mijë të infektuar u raportuan brenda 24 orëve të fundit, deklaroi ministria e shëndetësisë.
Bazuar në të dhënat e Universitetit të Johns Hopkins, India posedon më së shumti infeksione si rrjedhojë e COVID-19, pas SHBA-së dhe Brazilit.
SHBA-ja tanimë ka gjithsej 30.2 milionë raste, derisa Brazili ka regjistruar 12.5 milionë të prekur që nga shpërthimi i pandemisë.
Pandemia e COVID-19 e cila filloi para gati 1 viti e gjysmë, ka infektuar botërisht 127.2 milionë njerëz si dhe ka lënë të vdekur 2.7 milionë persona.