Lulëzimi i qershisë së famshme japoneze "secura", kur mijëra pemë lulëzojnë me bollëk në prill.
Këtë vit "u ngut" më 26 mars për shkak të, siç thonë ekspertët, ndryshimeve klimatike.
Regjistrat e ditës kur qershitë fillojnë të lulëzojnë janë mbajtur në Japoni për gati 70 vjet, dhe ky është lulëzimi më i hershëm i regjistruar deri më tani, raporton Reuters.
Bazuar në analizën e Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, lulëzimi i qershisë secura këtë vit është për 10 ditë më herët në krahasim me mesataren në 30 vjetët e fundit.