Një grua nga Britania ka lindur dy fëmijë binjakë të shëndetshëm, pavarësisht se nuk ka mundur të hajë ose pijë për dekadën e fundit. Ann-Marie Williams, 40 vjeç, ka kaluar 10 vite duke kërkuar një përgjigje mbi një sëmundje të panjohur, prej së cilës ushqehet përmes një tubi.
Por vitin e kaluar, ndërsa shpresonte për një kurë mbi këtë sëmundje misterioze, ajo mbeti e tronditur kur zbuloi se ishte shtatzënë me binjakë. Pavarësisht se nuk kishte mundur të hante gjatë shtatzanisë pa ndihmën e një pompe infuzioni, ajo lindi dy vajza të shëndetshme.
Ann-Marie Williams (foto me binjakët e saj), 40, nga St Just, Cornwall, ka kaluar dhjetë vjet duke u përpjekur të gjente përgjigje për një sëmundje të panjohur që e ka lënë atë shumë të sëmurë për të konsumuar ndonjë ushqim nëse nuk ushqehet përmes një tubi
Duke folur për lindjen e binjakëve të saj, Ann-Marie tha: “Ishte një shok absolut, por një mrekulli në të njëjtën kohë.” Problemet e Ann-Marie filluan pas një pushimi një javor në Turqi. Ajo u sëmur pas kthimit të saj me simptoma të ngjashme me gripin. Por që nga ajo kohë, sa herë që ha ose pi, nuk është në gjendje ta mbajë ushqimin.