Një tufë bletësh u vërsulën në makinën e një qytetari në New Mexico të dielën pasi ai la dritaren e makinës të hapur ndërkohë që po bënte blerje në një dyqan ushqimesh.
Pronari i makinës ishte duke bërë pazar dhe kur u kthye në makinë me sendet ushqimore të tij, kur pa një tufë bletësh që ishte vërsulur në drejtim të tij.
Nuk është e qartë nëse ai thirri ndihmë, por pamja e 15.000 bletëve rreth tij duhet të ketë alarmuar dikë që ai ka nevojë.

Zjarrfikësit bllokuan zonën përreth makinës, para se të thërrisnin një zjarrfikës jashtë detyre i cili në kohën e lirë punon edhe bletar.
Zjarrfikësi Jesse Johnson përdori çantë zgjoje dhe vaj limoni për të ndihmuar në tërheqjen e rreth 15.000 mijë bletëve nga automjeti.
Një ngjarje pothuajse e tillë kishte ndodhur edhe në maj të 2017, ku një qytetar ishte sulmuar nga një tufë bletësh.
