Disa ditë para Pashkëve dhe dy javë para fillimit të Ramazanit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot rekomandimet për organizimin e tubimeve fetare në Evropë, duke bërë thirrje që ato të mbahen jashtë në vendet ku tubimet ende lejohen.
"Në vendet ku virusi po përhapet më shumë, tubimet virtuale duhet të konsiderohen seriozisht, duke vonuar ose zvogëluar madhësinë e këtyre tubimeve," thuhet në një deklaratë të OBSH-së për Evropë mbi festimet fetare në pranverë.
Në përgjithësi, "të gjitha ritet fetare duhet të mbahen jashtë nëse është e mundur, ose të zvogëlohen në fushën dhe kohëzgjatjen, në lidhje me ndarjen, ventilimin, larjen e duarve dhe përdorimin e maskave", rekomandon OBSH.
“Është edhe më mirë nëse festohet me anëtarët e shtëpisë", thotë OBSH, duke paralajmëruar që çdo kontakt në rast të simptomave dhe karantinës duhet të shmanget.
Sa i përket tubimeve në ambiente të mbyllura, OBSH kujton se ato janë "veçanërisht të rrezikshme, madje edhe më të vogla" pasi që mblidhen anëtarë të familjeve të ndryshme, megjithëse nuk i ndalon zyrtarisht këto tubime.
Në disa vende në rajonin evropian të OBSH-së, i cili përfshin rreth 50 vende, duke përfshirë Rusinë dhe disa vende të Azisë Qendrore, "numri i të infektuarve po rritet seriozisht dhe ne nuk duhet të heqim dorë nga kujdesi në këtë fazë të pandemisë", tha organizata.