Covid 19 nuk e ka ndaluar dot mbajtjen e ceremonisë tradicionale të Pashkëve në Varrin e Lindjes se Krishtit në Jeruzalem.
Çdo vit, shërbesa mbahet përpara të dielës së Pashkëve duke kremtuar besimin tek ringjallja e Jezuit pas vdekjes në kryq. Këtë vit, ajo u drejtua nga patriarku latin, Pierbattista Pizzaballa, kleriku më i lartë i kishës katolike në rajon. “Drita e Krishtit, që rilind plot me lumturoi” – tha patriarku gjatë ritit të zjarrit të ri, të cili ia paraqiti njerëzve të mbledhur aty.
Vetëm një vit më parë dukej e pamundur ta shikoje turmën e besimtarëve duke e mbushur plot Bazilikën. I gjithë vendi, nisi gradualisht të kthehet në jetë, e kjo ndodhi edhe me Kishën e Tokës së Shenjtë, e cila është ngritur në vendin ku të krishterët besojnë se Krishti u kryqëzua, vdiq e më pas u ringjall. Gëzimi i Pashkëve, siç thotë radio Vatikani, kumtohet në katër pika të ndryshme, simbol i rëndësishëm, që tregon se kremtimi i Ngjalljes duhet të përhapet nga Jeruzalemi, në të katër anët e tokës.
Pamjet dhe fotot nga Jeruzalemi treguan turma njerëzish që ndonëse me maska, nuk respektojnë asnjë çast distancimin social. Vëllezërit franceskane i drejtuan qindra adhurues nëpër Via Dolorosa ndërsa lutjet i lexonin përmes altoparlantëve në ndalesat e rrugës së Kryqit. Një grup tjetër mbajti një kryq druri me të cilin kaloi përmes qytetit të vjetër, duke kënduar himne e duke ndaluar për lutje.