Sipas një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme jordaneze, ministri Safadi u takua me homologun e tij saudit, Bin Farhan, në kryeqytetin Aman.
Në takim, Bin Farhan përcolli letrën e mbretit Salman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite me mesazhin se “vendi i tij qëndron pranë Jordanisë kundër të gjitha vështirësive dhe mbështet hapat e ndërmarrë për të mbrojtur interesat e Jordanisë”.
Gjatë bisedës ku u diskutuan zhvillimet në rajon dhe metodat e trajtimit të tyre, ai theksoi thellësinë e marrëdhënieve historike midis dy vendeve dhe rëndësinë e punës së përbashkët për të përmirësuar këto marrëdhënie.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Jordanisë PETRA ka publikuar fotot e takimit.
Gjithashtu ishte pretenduar se një delegacion i kryesuar nga ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal Bin Farhan, ka kërkuar lirimin e ish-Kryetarit të Oborrit Mbretëror, Basseem Ibrahim Avadallah, i cili ishte midis të arrestuarve për përpjekjen e grushtit të shtetit në Jordani.
Çfarë kishte ndodhur?
Gazeta “Washington Post” me bazë në SHBA më 3 prill deklaroi se ish-Princi i Kurorës, Hamza bin Hussein dhe 20 të tjerë u arrestuan me arsyetimin se ata “kërcënonin stabilitetin e vendit”.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Jordanisë, Gjeneral Majori Ahmed al-Hunaiti deklaroi se Princi Hamza nuk u mor në paraburgim, por atij iu kërkua të ndalonte aktivitetet e tij që mund të dëmtonin sigurinë e vendit.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Es-Safadi, më 4 prill tha se u zbulua se Princi Hamza ishte i përfshirë në disa aktivitete që synonin sigurinë e vendit me forcat e huaja.
Duke deklaruar se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm kërkoi nga Bin Hussain të “ndalojë aktivitetet e tij që synojnë sigurinë e vendit”, por nuk mund të merrnin një përgjigje pozitive rreth kësaj, Safadi tha se ish-Princi i Kurorës do të trajtohej brenda kornizës së ligjit dhe familjes Mbretërore Hashemite.
Ish-Princi i Kurorës, Hamza bin Hussein, gjithashtu nënshkroi një letër dje duke konfirmuar besnikërinë e tij ndaj Mbretit Abdullahu II.