Një grup i arrestuar në Dubai pas një fotosesioni nudo në një ballkon do të deportohet, kanë konfirmuar autoritetet.
Të paktën 12 gra ukrainase dhe një burrë rus u arrestuan pasi një video e postuar në mediat sociale tregonte një grup që pozonte nudo në zonën Marina të Dubait.
Ata u akuzuan për shthurje publike, që bart një dënim deri në gjashtë muaj burgim dhe një gjobë.
Pavarësisht se është një pikë e nxehtë turistike, Dubai ka ligje të rrepta, raporton BBC.
Çdo person që jeton ose viziton Emiratet e Bashkuara Arabe u nënshtrohet ligjeve të saj: nuk ka përjashtime për turistët.
Një grup grash dhe një fotograf u fotografuan në ballkon. Kombësitë e të tjerëve të përfshirë nuk janë konfirmuar.
Policia tha se fotosesioni nuk “pasqyronte vlerat dhe etikën e shoqërisë emirate”.
Ministria e jashtme e Ukrainës tha se zyrtarët e konsullatës vizituan 12 gratë të martën, si dhe kreun e Departamentit të Hetimit Penal të Dubait.