Zbulimi i një qyteti të vjetër 3 mijë vjeçar që humbi nga rërat e Egjiptit është vlerësuar si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike që nga varri i Tutankhamunit.
Egjiptologu i njohur Zahi Hawass njoftoi zbulimin e "qytetit të artë të humbur" të premten.
Ai ka thënë se gjetja ishte qyteti më i madh antik, i njohur si Aten, i zbuluar ndonjëherë në Egjipt.
Ajo u zbulua brenda disa javësh nga gërmimi që filloi në shtator të vitit 2020.
Qyteti daton në mbretërimin e Amenhotep III, një nga faraonët më të fuqishëm të Egjiptit, i cili sundoi nga viti 1391 në 1353 para Krishtit.
Qyteti vazhdoi të përdorej nga faraonët Ay dhe Tutankhamun, varri gati i paprekur i të cilëve u zbulua në Luginën e Mbretër