Bllokohet kopshti zoologjik, gjendet i ngordhur Mogli

Bota

Bllokohet kopshti zoologjik, gjendet i ngordhur Mogli

Më: 9 prill 2021 Në ora: 17:18
Bllokohet kopshti zoologjik, gjendet i ngordhur Mogli

Një shimpanze me emrin Mogli është gjetur e ngordhur në kopshtin zoologjik të Sidneit.

Frika se shimpazeja ishte arratisur bllokoi gjithë kopshtin zoologjik.

Turistët u njoftuan të qëndronin në ndërtesat e mbyllura ose në makina.

Pas pak orësh nuk kishte asnjë gjurmë nga shimpazeja dhe ajo u gjet më vonë e ngordhur.

Kopshti Zoologjik tha se po hetonte rrethanat e ngordhjes së Moglit.

“Sapo të dihen më shumë informacione, ne do të bëjmë një deklaratë ,” tha kopshti zoologjik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat