Mijëra njerëz janë evakuuar nga Shën Vincent në Ishujt e Karaibeve pas shpërthimit të vullkanit La Soufriere.
Ekipet emergjente kanë urdhëruar mbi 16 mijë banorë që të largohen nga zonat e prekura nga retë e hirit.
Evakuimi thuhet se ka qenë i vështirë për shkak të dukshmërisë së ulët.
Deri më tani mediat lokale nuk kanë raportuar për të vdekur apo të djegur pas erupsionit që ndodhi vetëm katër ditë pas përvjetorit të 42-të kur ky vullkan kishte shpërthyer për herën e fundit.