Një 58 vjeçare ka blerë një shtëpi të re me vlerë 402.000 euro afër një rruge të shpejtë në Birmingham të Anglisë.
Jackie McCormack dhe burri i saj po ankohen për shpejtësinë e lëvizjes së veturave dhe shqetësimin që po i shkaktojnë.
Rruga afër shtëpisë ka shpejtësi të kufizuar deri në 110 km/h.
Ajo ka bërë kërkesë në autoritetet shtetërore që shpejtësia maksimale të kufizohet në 60 km/h.
Zonja McCormack po ankohet se gjatë lëvizjes së veturave shtëpia e saj po dridhë nga shpejtësia e madhe.