Varianti indian i COVID-19 zbulohet në shtatë vende evropiane

Bota

Varianti indian i COVID-19 zbulohet në shtatë vende evropiane

Më: 28 prill 2021 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Varianti i COVID-19 që besohet të jetë pas një rritje shkatërruese të infeksioneve dhe vdekjeve në Indi është zbuluar në 17 vende të botës, duke përfshirë kombe të shumta evropiane.

Sipas të dhënave të marra nga Euronews nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), varianti B.1.617 – i njohur gjithashtu si varianti indian sepse u zbulua për herë të parë në vendin e Azisë Juglindore – tani është regjistruar edhe në shtatë vende të Evropës.

Këto janë Belgjika, Gjermania, Irlanda, Hollanda, Zvicra, ishulli francez i Karaibeve Guadelupa dhe Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Euronews.

Mbretëria e Bashkuar kishte zbuluar deri në 21 prill 132 raste – më shumë se çdo vend në Evropë teksa vendet tjera evropiane deri më tani kanë vërejtur më pak se 10 raste secila.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shënoi se të paktën 17 vende kanë raportuar infeksione me variantin indian dhe se shumica e mostrave vijnë nga India, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Singapori.

Varianti B.1.617 ka nën-linja të shumta të cilat ndryshojnë pak nga mutacionet e tyre karakteristike, por një nga ato kryesore, i quajtur L452R, është shoqëruar me transmetueshmëri të rritur dhe rezistencë më të ulët ndaj trajtimit, përfshirë vaksinimin, vuri në dukje OBSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat