Policia në Indi po ndjek penalisht një djalë, që përdori Twitter-in, në përpjekje për të gjetur oksigjen për gjyshin e tij të sëmurë. Policia akuzoi të riun, 27 vjeçar Yadav, për përhapje thashethemi mbi mungesat e oksigjenit, me qëllim për të përhapur frikë ose alarm.
Të hënën Yadav, shpërndau një postim të shkurtër në rrjetet sociale duke kërkuar një bombol oksigjeni. Ai nuk bëri asnjë përmendje të koronavirusit ose të problemit shëndetësor nga se vuante gjyshi i tij.
Yadav, i cili nuk i referohej Covid-19 në postimin, rrezikon të burgoset. Policët pretendojnë se postimi në Twitter, ka nxitur qytetarët të hedhin akuza kundër qeverisë. Shashank Yadav akuzohet për përhapje informacioni të rremë, raporton Indian Express.Gjyshi i Yadav vdiq të hënën në mbrëmje, me sa duket nga një sulm në zemër. Mediet lokale,thanë se ai nuk vuante nga Covid-19, por rrethanat rreth vdekjes mbeten ende të paqarta.
Uttar Pradesh është ndër shtetet më të goditura nga koronavirusi në Indi. Kryeministri ,Yogi Adityanath, akuzohet për keqmenaxhim të situatës së koronavirusit
Më parë, kryeministri, kërkoi që të sekuestrohej prona e kujtdo që përhap thashetheme dhe propagandë. Gjithashtu tha se në asnjë prej spitaleve të shtetit nuk ka mungesë oksigjeni, megjithëse sistemi shëndetësor është në kolaps. Kritikët thonë se masa pasqyron cënim të lirive civile dhe lirisë së fjalës.