​OBSH: Të pasurit përdorën 82 për qind të të gjitha vaksinave antiCOVID-19

Bota

​OBSH: Të pasurit përdorën 82 për qind të të gjitha vaksinave antiCOVID-19

Më: 29 prill 2021 Në ora: 19:05
Tedros Adana Gebrejesus

Më shumë se një miliard doza të vaksinave të koronavirusit janë përdorur në të gjithë botën.

Dhe 82 për qind e tyre janë përdorur në vendet shumë dhe më të mesme të zhvilluara, tha sot drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adana Gebrejesus.

Gebrejesus tha se vetëm 0.3 për qind e vaksinave janë përdorur në vendet e varfra, raporton AP.

Disponueshmëria e vaksinave është një nga sfidat kryesore të pandemisë, vlerësoi Gebrejesus gjatë një konference në internet të organizuar nga Portugalia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat