‘Detyroi’ të dashurën e tij të dilte në të ftohtë gjatë një transmetimi ku kjo e fundit vdiq, blogeri rus dënohet me gjashtë vjet burg

Bota

‘Detyroi’ të dashurën e tij të dilte në të ftohtë gjatë një transmetimi ku kjo e fundit vdiq, blogeri rus dënohet me gjashtë vjet burg

Më: 2 maj 2021 Në ora: 07:19
Stas Reeflay

Stanislav Reshetnyak, një bloger rus i cili njihet me emrin Stas Reeflay në internet, u dënua me gjashtë vjet burg pasi duket se detyroi të dashurën e tij të dilte jashtë në të ftohtë gjatë një transmetimi, ku ajo vdiq nga hipotermia.

Në transmetimin e drejtpërdrejtë të incidentit nga dhjetori i vitit 2020, e dashura e Reshetnyak, Valentina Grigoryeva, kishte veshur vetëm të brendshme kur me sa duket u detyrua të dilte në ballkon.

Ai më vonë u duk se e kuptoi që ajo nuk po merrte frymë dhe thirri mjekët, të cilët i thanë se ajo kishte vdekur, raportojnë mediet e huaja.

“E dashura ime, çfarë ndodhi me ty?”, Reshetnyak thoshe derisa ishte ende në transmetim, pasi e futi atë përsëri brenda, raportoi The Sun. “Djema … pa puls … ajo është e zbehtë. Ajo nuk po merr frymë”.

Pas transmetimit, filloi një “hetim urgjent”, sipas The Mirror, dhe Reshetnyak u dërgua në paraburgim.

Sipas medieve ruse, 30-vjeçari u shpall fajtor për vrasje pa paramendim të martën. Reshetnyak do të dërgohet në një “koloni burgu me siguri maksimale”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat