Arabia Saudite do të heqë ndalimin e përkohshëm të udhëtimit jashtë vendit dhe do të hapë kufijtë tokësorë, detarë dhe ajrorë më 17 maj, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi.
Sipas ministrisë, udhëtimi do të lejohet për qytetarët e Arabisë Saudite, të cilët morën dy doza të vaksinës ose një dozë të paktën dy javë para udhëtimit, si dhe ata që janë rikuperuar nga koronavirusi në gjashtë muajt e fundit dhe nën 18-vjeç, raporton Reuters.
Që nga fillimi i epidemisë, Arabia Saudite ka regjistruar 419.348 raste të koronavirusit.
Ndërsa gati 7.000 njerëz kanë vdekur si rezultat i këtij infeksioni, sipas të dhënave nga faqja e internetit "Worldometers".