Gjyshja pretendon se është “rrëmbyer” 52 herë nga alienët, zbulon imazhet me shenjat që i kanë lënë në trup

Bota

Gjyshja pretendon se është “rrëmbyer” 52 herë nga alienët, zbulon imazhet me shenjat që i kanë lënë në trup

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:20
Gjyshja e dy fëmijëve

Gjyshja e dy fëmijëve pretendon se është rrëmbyer nga alienët më shumë se 52 herë në jetën e saj.

Paula është 50 vjeçe, jeton në Bradford të Anglisë dhe thotë se ka shenja për të provuar aventurën e saj me alienët. Sipas saj, takimi i parë me UFO-t ishte në moshën 6 vjeçare.

Gjyshja, e cila nuk ka folur më parë për këto takime, ka bërë publike imazhet e trupit të saj me shenjat e shkaktuara nga alienët, shkruan Mail Online.

Paula ka pohuar se miliona njerëz kanë pasur takime të ngjashme, duke zbuluar: “Ka pasur disa reagime dhe njerëzit më quajnë “të çmendur”, gjë që nuk është aspak e mirë, por unë gjithashtu mund ta kuptoj plotësisht pse njerëzit e kanë të vështirë ta besojnë sepse nuk kanë hasur kurrë në incidente të tilla.

Unë kam përjetuar 52 incidente të tilla. Edhe unë e kam të vështirë ta besoj këtë gjë, prandaj nuk habitem kur të tjerët nuk kanë besim tek ajo që them.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat