Luftimet në Gaza e përplasjet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar reagime në shumë shtete pro Izraelit apo pro Palestinës.
Rreth 100 protestues pro palestinezë shprehën zemërimin e tyre para ambasadës izraelit në Bruksel. “Ndihem sikundër çdo njeri do të ndihej. Zemërim, inat, dëshpërim, të pashpresë”, u shpreh Nadine Naffah, një mbështetëse palestineze në protestën në Bruksel.
Për rreth një orë protestuesit kënduan dhe valëvitën paqësisht flamuj palestineze.
Rreth 4.000 njerëz u mblodhën përpara ambasadës izraelite në Kopenhagë për të protestuar kundër operacioneve ushtarake izraelite në territoret palestineze.
Policia daneze përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë pjesëmarrësit pasi një grup i vogël protestuesish përdorën gurë dhe fishekzjarrë kundër policisë. Thirrjet vijuan edhe kur protestuesit u larguan nga godina ambasadës.
Rreth 300 myslimanë në Stamboll mbajtën një lutje simbolike për palestinezët e vrarë në përshkallëzimin e fundit të dhunës në Jerusalem dhe Rripin e Gazës. Ata thirrën parulla në turqisht, duke brohoritur “Përshëndetje Hamasit, vazhdoni rezistencën” dhe u bënë thirrje ushtarëve turq të shkojnë në Gaza.
Mijëra myslimanë të udhëhequr nga aktivistë nga një parti politike islamike demonstruan të premten në kryeqytetin e Bangladeshit për të denoncuar sulmet e Izraelit në Gaza. Pas përfundimit të faljeve të Bajramit në xhaminë kryesore të Dakës, aktivistët nga Lëvizja Islamike Bangladesh, protestuan së bashkuan me mijëra demonstrues të tjerë. Solidaritet e mbështetje ka pasur edhe për Izraelin nga shtete të ndryshme sikundër SHBA, Ukraina apo Austria.