Papa Françesku bëri thirrje sot për t'i dhënë fund konfliktit në Izrael dhe Gaza, duke thënë se vdekjet e kaq shumë njerëzve të pafajshëm ditët e fundit, përfshirë fëmijët, ishin të papranueshme.
"Unë apeloj për qetësi dhe që ata që janë përgjegjës t'i japin fund zhurmës së armëve dhe të marrin rrugën e paqes," tha ai në një fjalim të përjavshëm për besimtarët e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. "Shumë njerëz të pafajshëm kanë vdekur, mes tyre ka edhe fëmijë. Kjo është e tmerrshme. E papranueshme. Vdekja e tyre është një shenjë se (njerëzit) nuk duan të ndërtojnë një të ardhme, por e shkatërrojnë atë ... Pyes veten se ku do na udhëheqë urrejtja dhe hakmarrja? A mendojmë vërtet se do të ndërtojmë paqen duke shkatërruar tjetrin?"
Izraeli ka goditur përmes sulmeve ajrore qytetin e Gazës për ditë me radhë.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 10 gra dhe 8 fëmijë ishin midis njerëzve të vrarë në sulmet ajrore të së dielës.