Me apo pa pandemi, bota nuk do të qëndrojë kurrë në të njëjtin vend.
Kjo për shkak se në Islandë është zgjuar nga gjumi gati gjashtëmijë-vjeçar një vullkan i quajtur ‘Fagradalsfjall’.
Shkëlqimi i llavës së tij mund të shihej nga periferia e kryeqytetit të Islandës, Reykjavík, nga 32 kilometra largësi, shkruan Euronews.
Miguel Angel Morenatti, një fotograf i pavarur për Seviljen për The Associated Press, se pati këtë fat të sillte pamje të bukura gjatë udhëtimit të tij nga ky vend i Atlantikut Verior, kur dëgjoi për këtë shpërthim më 19 mars të këtij viti.
Ai është shprehur se nga këndi i fotografit, ‘peizazhi i Islandës është një parajsë’.
“Arritja në kulm nuk është e mundur për të gjithë. Është një ngjitje e mundimshme, e cila t’i merr dy deri në tre orë. Kur të mbaroni ngjitjen, ju mendoni me habi se çfarë ndodhë atje. Një imazh mbresëlënës, një tingull i ‘Dante-esque’, dhe një erë e gazrave që arrijnë në fytin tuaj”, është shprehur ai.