Merkel dhe Abbas mbështesin përpjekjet për arritjen e armëpushimit

Bota

Merkel dhe Abbas mbështesin përpjekjet për arritjen e armëpushimit

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:16
Mahmoud Abbas, Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel foli sot në telefon me presidentin palestinez Mahmoud Abbas për konfliktin aktual në Lindjen e Mesme.

Të dy ranë dakord të mbështesin përpjekjet për të arritur një armëpushim, tha një zëdhënës i Merkel.

"Merkel dhe presidenti Abbas kanë rënë dakord të marrin iniciativa një armëpushim i shpejtë duhet të mbështetet më tej", tha një zëdhënës në një deklaratë, raporton Reuters.

Kancelarja gjermane gjithashtu theksoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje në situatën e sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat