E pabesueshme dhe megjithatë e vërtetë! Një sallon parukeri në Australi ndalon ata që kanë bërë vaksinën e koronavirusit dhe nuk u ofron atyre shërbimet.
Yazmina Jade Adler është pronare e sallonit "Khemia HI Vibe Frequency hair salon" në Gold Coast, raporton noa.al duke cituar mediat vendase.
Ajo tha se të vaksinuarit ka të ngjarë të transmetojnë sëmundje tek klientët që nuk janë vaksinuar.
Sipas saj, janë të panjohura efektet në shëndetin e njerëzve të vaksinës me mRNA dhe për më tepër as që janë të mbuluara nga kompanitë e sigurimeve të tilla efekte. Këto, e kanë detyruar të renë që të mos lejojë njerëzit e vaksinuar të vijnë në sallonin e flokëve.
Po ashtu, në një njoftim publik që bëri përmes rrjeteve sociale, ajo shtoi: Ne po ashtu duhet të marrim në konsideratë mbi 1 mijë raste raportimeve të efekteve anësore deri në çrregullime të ciklit, gjakrrjedhje, mpiksje gjaku, etj.
Nisur nga këto, ajo shkruan në faqen e parukierisë në Instagram: “Ne nuk jemi parukieria juaj, nëse keni bërë vaksinën e koronavirusit. Siguria e stafit dhe klientëve tanë është përparësia jonë ".