​Shpërthen vullkani në Kongo, evakuohet qyteti

Bota

​Shpërthen vullkani në Kongo, evakuohet qyteti

Më: 23 maj 2021 Në ora: 10:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Në orët e hershme të së dielës në malin Nyiaragongo ka shpërthyer një vullkan duke formuar re të dendura në qytetin Goma, që ka popullatë rreth dy milionë banorë.

Pas këtij shpërthimi të madh, Qeveria në Republikën Demokratike të Kongos ka nisur një plan evakuimi për qytetin lindor të Gomas pas shpërthimit të vullkanit në malin Nyiragongo.

Vullkani në malin Nyiragongo në Kongo u riaktivizua sërish pas 21 vitesh, duke shkaktuar ankth dhe frikë te 2 milionë banorët e qytetit Goma.

Për herë të fundit, vullkani kishte shpërthyer në vitin 2002, kur i mori jetën të paktën 250 personave, ndërsa mbi 120 mijë të tjerë mbetën të pastrehë.

Turmat e njerëzve janë fotografuar duke u larguar me dyshekë e sende të tjera drejt kufirit me Ruadën, në lindje të Kongos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat