Kina ka njoftuar se do të lejojë secilin çift të ketë deri në tre fëmijë, duke shënuar fundin e një politike të rreptë që i detyronte familjet të kenë vetëm dy fëmijë.
Sipas medias shtetërore “Xinhua”, për vendimin u njoftua në një takim të byrosë politike të hënën.
Kjo vjen pas regjistrimit që ndodhë një herë në një dekadë, ku tregoi se popullësia e Kinës u rrit me ritmin e saj më të ngadaltë në dekada.
Kjo shtoi presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangin një rënie të popullsisë.