Peru trefishon numrin e të vdekurve nga Covid

Bota

Peru trefishon numrin e të vdekurve nga Covid

Më: 31 maj 2021 Në ora: 22:38
Foto

Peruja ka trefishuar numrin e të vdekurve nga Covid pas një rishikimi të qeverisë, raporton BBC.

Numri zyrtar i të vdekurve tani qëndron në më shumë se 180,000, nga 70,000 sa ishin.

Kryeministrja Violeta Bermudez u tha gazetarëve se numri u ngrit nën këshillën e ekspertëve peruanë dhe ndërkombëtarë për të përfaqësuar më saktësisht ashpërsinë e pandemisë në vend.

Kjo ishte në përputhje me të ashtuquajturat shifra të vdekjeve të tepërta.

Vdekjet e tepërta janë një masë e asaj se sa më shumë njerëz po vdesin nga sa pritej bazuar në vitet e mëparshme.

"Ne mendojmë se është detyra jonë të bëjmë publike këtë informacion të azhurnuar," tha zonja Bermudez.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat