Lirohet nga burgu mafiozi sicilian që kreu vrasje të tmerrshme, u bë informator i shtetit

Bota

Lirohet nga burgu mafiozi sicilian që kreu vrasje të tmerrshme, u bë informator i shtetit

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 12:28
Giovanni Brusca

Shefi i mafisë sicilianë Giovanni Brusca, krimet e tmerrshme të së cilit përfshijnë tretjen e trupit të një fëmije në acid dhe vrasjen e prokurorit të lartë anti-mafi, është liruar nga burgu.

I quajtur “vrasësi i njerëzve”, Brusca ka rrëfyer për rolin e tij në mbi 100 vrasje pas lirimit nga burgu.

Ai u lirua meqë u bë informator duke ndihmuar prokurorët të gjuanin mafiozët e tjerë dhe do të jetë në lirim me kusht për katër vjet, shkruan BBC.

Brusca, tani 64 vjeç, ishte një figurë kryesore brenda “Cosa Nostra”, grupi i mafisë siciliane.

Në vitin 1992, ai kishte shpërthyer bombën që vrau hetuesin kryesor të Italisë anti-mafia, gjyqtarin Giovanni Falcone, në një nga çështjet më famëkeqe të vrasjeve në vend.

Gruaja e Falcone dhe tre rojet e tij u vranë gjithashtu në sulm, kur Brusca vendosi gjysmë ton eksplozivi nën rrugën pranë Palermos ku ata po udhëtonin së bashku.

Sulmi, pasuar dy muaj më vonë nga vrasja e kolegut të Falcone, Paolo Borsellino, tronditi Italinë dhe rezultoi në ligje të reja të ashpra anti-mafi.

Një nga vrasjet më të tmerrshmet ishte ajo e Giuseppe Di Matteo, djali 11 vjeçar i një mafiozi tjetër që e kishte tradhtuar. Brusca e kishte rrëmbyer dhe torturuar djalin para se ta mbyste dhe kishte lënë trupin e tij të tretet në acid dhe si rezultat familja nuk mund ta varroste atë.

Pas arrestimit në vitin 1996, ai u kthye në dëshmitar të shtetit në mënyrë që të ulte dënimin e tij. Ai ndihmoi hetuesit të gjurmonin gangsterët përgjegjës për disa sulme mafioze në vitet 1980 dhe 1990.

Lirimi i Bruscës ka shkaktuar hidhërim dhe zemërim në familjarët e disa prej viktimave të tij.

Gruaja e njërit prej truprojeve të vrarë, Tina Montinaro, i tha gazetës Repubblica se ishte “e indinjuar”.

“Shteti është kundër nesh – pas 29 vitesh ne ende nuk e dimë të vërtetën në lidhje me masakrën dhe Giovanni Brusca, njeriu që shkatërroi familjen time, është i lirë”, tha Montinaro.

Maria Falcone, motra e gjyqtarit, tha se ishte “trishtuar” nga lajmi, që ligji i dha të drejtën Bruscës të dilte nga burgu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat