Një nënë e tre fëmijëve pësoi mpiksje në gjak dhe vdiq në spital vetëm disa ditë pasi mori vaksinën AstraZeneca për Covid-19, raporton Daily Mail.
Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore ka konfirmuar se do të rishikojë rastin e 43 vjeçares si pjesë e një rishikimi të vazhdueshëm të mpiksjes së gjakut dhe çdo lidhje të mundshme me vaksinën.
Bashkëshorti i gruas tha se ajo ishte ndjerë 'shumë e keq' disa ditë pasi u vaksinua dhe se një mëngjes thirri ambulancën, pasi kishte dhimbje të forta.
Bashkëshorti thotë se gruaja e tij nuk do të kishte vdekur nëse nuk do të kishte marrë vaksinën Covid-19 AstraZeneca, por kjo nuk mund të konfirmohet derisa të dalë hetim i plotë për vdekjen e saj.
Ai vendosi të flasë publikisht për vdekjen e bashkëshortes, menjëherë pasi lexoi lajmin e vdekjes së gazetares së BBC, Lisa Shaë, e cila vdiq si pasojë e mpiksjes së gjakut pasi u injektua me AstraZeneca.