Mbretëresha Elizabeth II do të takojë Presidentin e SHBA Joe Biden dhe zonjën e Parë Jill Biden javën e ardhshme, ka thënë Pallati Buckingham, raporton BBC.
Takimi do të mbahet në Kalanë Windsor të dielën më 13 qershor dhe përkon me përfundimin e vizitës së z. Biden në Britani për samitin e G7 të liderëve nga ekonomitë më të mëdha në botë.
Madhështia e saj, 95 vjeçare ka pritur 11 presidentë të SHBA-së gjatë mbretërimit të saj 69-vjeçar.
Ajo u takua me paraardhësin e z. Biden Donald Trump dhe zonjën e Parë Melania Trump në Pallatin Buckingham në 2019.