Gjashtë fëmijë të vdekur nga zjarri në qendrën e paraburgimit për të mitur në Egjipt

Bota

Gjashtë fëmijë të vdekur nga zjarri në qendrën e paraburgimit për të mitur në Egjipt

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 19:55
Egjipt

Të paktën gjashtë fëmijë kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një qendër ndalimi për të mitur në kryeqytetin e Egjipitit, Kajro.

Sipas zyrtarëve, nuk dihet se nga çfarë u shkaktua zjarri, mirëpo hetimet fillestare e  fajësojnë një qark të shkurtër elektrik, ndërkaq hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Gazeta shtetëror ‘Akhbar el-Yom’ raportoi se fëmijët nuk ishin në gjendje të iknin nga zjarri sepse pavijoni ishte i mbyllur, shkruan ABC News, transmeton klankosova.tv

Mirëpo ky nuk është rasti i parë që përfundon me fatalitet si pasojë e zjarrit në Egjipt.

Në mars, një zjarr në një fabrikë veshjesh afër Kajros, la të vdekur të paktën 20 vetë dhe plagosi 24 të tjerë.

Sipas agjencisë zyrtare të statistikave të vendit, kishte rreth 52,000 incidente zjarri në Egjipt në vitin 2020, duke rezultuar në 199 vdekje, krahasuar me mbi 50,660 aksidente në 2019 që vranë 252 njerëz.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat