Të paktën 17 persona, përfshirë një vajzë pesë vjeçare, janë vrarë pasi një raketë balistike shënjestroi qytetin jemenas të Marib.
Sipas Ministrit të Informacionit, Moammar al-Eryani, të gjitha viktimat janë civilë.
Ai u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe SHBA-ve që të dënojnë sulmin, duke thënë se ky sulm përbënte një krim lufte, shkruan Aljazeera.
Jemeni është përfshirë në një luftë civile që nga viti 2014, kur Houthët e mbështetur nga Irani përfshinë pjesën më të madhe të veriut dhe kapën kryeqytetin, Sanaa, dhe si pasojë e luftës, më shumë se 130,000 njerëz kanë vdekur deri më tani.
Sulmi i së shtunës erdhi vetëm një ditë pasi i dërguari special i SHBA-ve për Jemenin, Tim Lenderking, akuzoi Houthis për dështimin në përpjekjen për të arritur një armëpushim të nevojshëm urgjentisht.
Vërejtjet e Lenderking erdhën në një deklaratë të premten vonë pas kthimit të tij nga misioni diplomatik i Lindjes së Mesme në Jemen që e çoi atë në Arabinë Saudite, Oman, Emirate të Bashkuara Arabe dhe në Jordani.