Një foshnje 3 muajshe është dërguar me urgjencë në spital pasi u sulmua nga qentë në shtëpinë e saj në Irlandë.
Fatkeqësisht, ajo nuk ka mundur t'i mbijetojë këtij sulmi dhe mëngjesin e sotëm ajo ka ndërruar jetë.
Vajza u sulmua në shtëpinë e saj afër Younghal, raporton “Irish Mirror” dhe pësoi dëmtime shumë serioze.
Ajo u shpall e vdekur rreth orës 3:15 e mëngjesit dhe policia ende nuk ka dhënë detajë të mëtejshme rreth kësaj tragjedie.
Administratori i lagjes u shpreh se të gjithë banorët janë në “shok” për ngjarjen e rëndë dhe ju kanë shprehur ngushëllime familjarëve.
Në vijim, pritet që autoritetet e vendit të kryejnë një ekzaminim rreth kësaj vdekjeje tragjike.